Aktualitet

Tundimi për të marrë rreze dielli fundos shqiptarin në Itali/ I dëbuar nga vendi për trafik droge, kapet duke marrë nxirë në ballkon

Pasi u dëbua nga Italia ai kishte hyrë sërish në territorin e Italisë, por ditën e djeshme ai nuk i rezistoi dot tundimit të nxirjes, duke mos e imagjinuar se po vëzhgohej.

24 Maj 2023, 12:55 Nga k.m.
Tundimi për të marrë rreze dielli fundos shqiptarin në
Foto ilustruese

ITALI- Një shtetas shqiptar, i dëbuar nga Italia pasi u shpall fajtor për trafik droge, është kapur në Jesi të shtetit fqinj teksa po merrte rreze dielli. Pasi u dëbua nga Italia ai kishte hyrë sërish në territorin e Italisë, por ditën e djeshme ai nuk i rezistoi dot tundimit të nxirjes, duke mos e imagjinuar se po vëzhgohej.

Sipas mediave italiane, karabinierët u kujdesën të kapnin mat të dyshuarin, duke e lënë pa mundësi arratisjeje gjatë operacioni, ku 40-vjeçari u kap dhe më pas u dërgua në burgun Montacuto.

Shtetasi shqiptar pritet të vuajë dënimin dy vite dhe katër muaj burg për trafik droge. 

 

itali

Sondazh

Poll