Aktualitet

EMRI/ U premtoi ndihmë në proces gjyqësor, 30-vjeçarja mashton 3 familjarët, u merr 230 mijë euro

Ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit dhe babai i tyre, pasi kanë tentuar që të bëjnë vetëgjyqësi duke e kanosur Derajn.   

24 Maj 2023, 12:06 Nga I.A
EMRI/ U premtoi ndihmë në proces gjyqësor, 30-vjeçarja
Policia

TIRANË- Një 30-vjeçare është arrestuar në Tiranë për mashtrim. Milena Deraj ka mashtruar dy vëllezër dhe babain e tyre nga Shkodra, duke u marrë 230 mijë euro me preteksin se do i ndihmonte në një proces gjyqësor. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit dhe babai i tyre, pasi kanë tentuar që të bëjnë vetëgjyqësi duke e kanosur Derajn.   

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Finalizohet nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Last fraud". Iu mori disa herë, shuma të mëdha parash, 3 shtetasve (familjarë), duke i mashtuar se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçarja. Nga hetimet e thelluara dokumentohet dhe një rast i marrjes së shumës 230 000 euro nga kjo shtetase, me anë të mashtrimit. Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Last fraud", si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetases M. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V. (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër.

Kjo shtetase iu ka marrë në mënyrë të përsëritur, shuma të mëdha parash, shtetasve A. V., Sh. V. dhe H. V., duke i premtuar se do t’i ndihmonte ata në një proces gjyqësor. Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V., pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur shtetasen M. D., për kthimin e parave. Nga veprimet e thelluara hetimore është dokumentuar edhe një rast tjetër mashtrimi i kryer nga shtetasja M. D.,e cila gjatë një viti, i ka marrë në total rreth 230 000 euro, një shtetaseje, duke i premtuar se do t’i investonte paratë në bono thesari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmëm Tiranë, për veprime të mëtejshne procedurale.

milena deraj

Sondazh

Poll