Aktualitet

U zhvati 230 mijë €/ Ekonomistja premtoi se do ndihmonte familjen Verracaku në gjyqin për masakrën e Velipojës në 2021

Arrestimi i ekonomistes Milena Deraj, u mori 230 mijë € Hasan, Abedin e Shyqyri Verracakut, të cilët i kishte premtuar se do i ndihmonte në gjyqin për masakrën e Velipojës në 2021.

24 Maj 2023, 12:51 Nga k.m.
U zhvati 230 mijë €/ Ekonomistja premtoi se do ndihmonte familjen
Foto ilustruese

TIRANË- Milena Deraj ka rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit, pasi ka mashtruar disa persona se do t’i ndihmonte të merrnin bono thesari në Bankën e Shqipërisë, apo në çështje gjyqësore. Ajo arriti të mashtronte shoqen e saj dhe t’i merrte 230 mijë euro me qëllim që ta ndihmonte të merrte bono thesari. "Viktima" e 30-vjeçares është biznesmene në Delvinë; e po ashtu ajo ka mashtruar 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Arrestimi i ekonomistes Milena Deraj, u mori 230 mijë € Hasan, Abedin e Shyqyri Verracakut, të cilët i kishte premtuar se do i ndihmonte në gjyqin për masakrën e Velipojës në 2021.

Si ndodhi masakra e Velipojës?

Në orët e para të 27 Qershorit 2021, një konflikt për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë shkaktoi 4 të vrarë dhe 2 të plagosur. Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku. Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku. Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli. Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë. Anëtarë të familjes Verracaku bashkë me kushërinjtë e tyre kishin shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh, por të dyja palët debatuan. Debati degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe përplasja solli bilancin e rëndë.

milena deraj masakra e velipojes

Sondazh

Poll