Aktualitet

Dhunoi me sende të forta një kalë, Policia procedon 53-vjeçarin në Lushnje

Pas veprimit monstruoz, Gjyla e hodhi videon e dhunimit në internet, por më pas u pendua dhe e fshiu.

24 Maj 2023, 14:02 Nga A.B
Dhunoi me sende të forta një kalë, Policia procedon
Dritan Gjyla

LUSHNJE- Dritan Gjyla, 53-vjeç është proceduar nga Policia në Lushnje, pasi ka goditur me sende të forta, një kafshë shtëpiake. Ai do të hetohet për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi është shfaqur në një video të publikuar në rrjete sociale, duke goditur me sende të forta, një kafshë shtëpiake (kalë).

Pas veprimit monstruoz, Gjyla e hodhi videon e dhunimit në internet, por më pas u pendua dhe e fshiu.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar në rrjete sociale, duke goditur me sende të forta, një kafshë shtëpiake (kalë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

dritan gjyla tan gjyla

Sondazh

Poll