Aktualitet

FOTO- Kjo është makina BMW me të cilën udhëtonte Laert Haxhiu në Janinë, iu sekuestruan edhe 1400 euro

Në mjet u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu edhe 1400 Euro dhe 4 telefona celularë, të cilët mund të hyjnë në punë për hetime të mëtejshme.

24 Maj 2023, 11:02 Nga k.m.
FOTO- Kjo është makina BMW me të cilën udhëtonte Laert
Laert Haxhiu

GREQI- Ky është automjeti tip BMW me të cilën udhëtonte Laert Haxhiu, në momentin kur po ndiqej nga Policia greke në Janinë pranë zonës së aeroportit. Ai ishte në mjet së bashku me dy shqiptarë të tjerë, edhe këta emra të njohur për autoritetet shqiptare e greke, njëri prej të cilëve një 22-vjeçar i kërkuar nga autoritetet e vendit tonë.

FOTO- Kjo është makina BMW me të cilën udhëtonte Laert
BMW

Kurse personi i tretë, sipas mediave greke, është Juxhin Bajrami 35 vjeç, kushëriri i Mario Diamantit nga Delvina që u vra në një karburant në Athinë dy vite më parë.

FOTO- Kjo është makina BMW me të cilën udhëtonte Laert

Në mjet u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu edhe 1400 Euro dhe 4 telefona celularë, të cilët mund të hyjnë në punë për hetime të mëtejshme. Pritet që celularët të çmontohen pasi me shumë gjasa ka biseda të "vyera" për të zbardhur ngjarje të bujshme kriminale në Shqipëri. 

arrestohet laert haxhiu laert haxhiu

Sondazh

Poll