Politike

Emigrantët e paligjshëm/ Rishi Sunak: Po punojmë me BE-në, Shqipërinë dhe Francën për t'i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje

Përmes një postimi në Twitter, Sunak shporehet se emigracioni i paligjshëm do të luftohet përmes marrëveshjeve të reja me Shqipërinë dhe Francën. Po ashtu ai thekson se po punojnë edhe me Bashkimin Europian për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje. 

23 Maj 2023, 20:50 Nga a.l
Emigrantët e paligjshëm/ Rishi Sunak: Po punojmë me BE-në,
Edi Rama dhe Rishi Sunak

BRITANI- Kalimi i emigrantëve të paligjshëm me gomone vijon të jetë një nga çështjet më të nxehta në Britaninë e Madhe. Kryeministri i vendit Rishi Sunak deklaron se po punojnë për të ndaluar këtë fenomen që është kthyer në shqetësim për qeverinë britanike. Përmes një postimi në Twitter, Sunak shporehet se emigracioni i paligjshëm do të luftohet përmes marrëveshjeve të reja me Shqipërinë dhe Francën. Po ashtu ai thekson se po punojnë edhe me Bashkimin Europian për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje. 

“Ne po veprojmë ndërkombëtarisht për të ndaluar gomoneve, duke thelluar bashkëpunimin tonë për të luftuar emigracionin ilegal përmes marrëveshjeve të reja me Shqipërinë dhe Francën, por edhe duke punuar me BE”, shkroi Rishi Sunak.

Më 23 mars të këtij viti kryeministri britanik Sunak mirëpriti kryeministrin Rama në Mbretërinë e Bashkuar ku diskutuan për çështjen e emigracionit të paligjshëm shqiptar drejt Mbretërisë së Bashkuar. Rama ka vënë në dukje që jo të gjithë shqiptarët që kanë shkuar atje janë kriminelë, duke përmendur Dua Lipën dhe të tjerë që zgjedhin të punojnë. Më pas, Rama e ftoi Sunak për një vizitë zyrtare në Shqipëri, për të cilën nuk mori një përgjigje konkrete nga homologu i tij.  

edi rama rishi sunak

Sondazh

Poll