Politike

Bardhi “kokë më kokë” me senatorët amerikanë: Partneriteti me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit

Bardhi shkruan që partneriteti me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit dhe forcimin e demokracisë

23 Maj 2023, 21:55 Nga m.s
Bardhi “kokë më kokë” me senatorët
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters si dhe me ambasadoren Yuri Kim. Lajmin e ka përcjellë vetë ai me anë të një postimi në “Twitter”, ku ka ndarë një foto me dy senatorët dhe ambasadoren.

Krah fotos Bardhi shkruan që partneriteti me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit dhe forcimin e demokracisë. Në fund e mbyll me mesazhin se SHBA kanë qenë dhe do të mbeten miqtë e vendit tonë.

“Ishte kënaqësi takimi me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters. Partneriteti i Shqipërisë dhe PD me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit dhe forcimin e demokracisë. SHBA kanë qenë dhe do të mbeten përjetë miqtë tanë më të mirë”, shkruan Gazment Bardhi.

kreu i grupit të pd-së gazment bardhi chris murphy gary peters yuri kim

Sondazh

Poll