Politike

Dyfishim i pagave për qeveritarët e deputetët! IRONIA e Arlind Qorit: Shqipëria kërcënohet nga 'uria e ministrave'

Sot u miratua projektligji për rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%

23 Maj 2023, 20:48 Nga A.B
Dyfishim i pagave për qeveritarët e deputetët! IRONIA e Arlind
Arlind Qori

TIRANË- Arlind Qori, Kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe ish-kandidat për Bashkinë e Tiranës, me ironi ka komentuar rritjen e pagave për pushtetarët. Ai thotë se vendi ynë po kërcënohet nga 'uria e ministrave' si dhe shton me doza ironie se në vend të rritjes së pagave të punëtorëve, do të rriten ato të deputetëve.

REAGIMI:

Shqipëria e sotme kërcënohet nga uria e ministrave. Prandaj në vend të rritjes së pensioneve, do të rriten rrogat e ministrave. Ekonomia jonë kërcënohet nga emigrimi i deputetëve. Ndaj në vend të rritjes së pagave të punëtorëve, do të rriten ato të deputetëve.

Vendi ynë i ka si sytë e ballit kryeministrin dhe presidentin. E meritojnë edhe ata një rritje rroge.
Gjithsesi unë mendoj se shumica syresh në fund të muajit do të vazhdojë të bëjë pyetjen "e pafajshme" të doganierit të barcoletës: Pse paska edhe rrogë kjo punë?!

arlind qori

Sondazh

Poll