Bota

Ekipi i ChatGPT bën thirrje: Diçka “aksidentale” mund të shkatërrojë njerëzimin

Kompania që krijoi ChatGPT, OpenAI bëjnë thirrje që një rregullator ndërkombëtar të fillojë të punojë se si të "inspektojë sistemet, të kërkojë auditime, të testojë për përputhjen me standardet e sigurisë.

24 Maj 2023, 12:29 Nga f.i
Ekipi i ChatGPT bën thirrje: Diçka “aksidentale” mund
foto ilustruese

SHBA- Kompania që krijoi ChatGPT, OpenAI, ka bërë thirrje për përmirësimin e politikave të inteligjencës artificiale, duke argumentuar se nevojitet të mbrohen njerëzit nga krijimi aksidental i diçkaje që mund të ketë fuqinë për të shkatërruar njerëzimin.

Në një shënim të shkurtër të publikuar në faqen e internetit të kompanisë, bashkëthemeluesit Greg Brockman dhe Ilya Sutskever dhe shefi ekzekutiv, Sam Altman, bëjnë thirrje që një rregullator ndërkombëtar të fillojë të punojë se si të "inspektojë sistemet, të kërkojë auditime, të testojë për përputhjen me standardet e sigurisë, dhe të vendosin kufizime në shkallët e vendosjes dhe nivelet e sigurisë” në mënyrë që të reduktohet “rreziku ekzistencial” që mund të paraqesin sisteme të tilla, shkruan The Guardian.

“Është e imagjinueshme që brenda 10 viteve të ardhshme, sistemet e AI do të tejkalojnë nivelin e aftësive të ekspertëve në shumicën e fushave dhe do të kryejnë po aq aktivitet produktiv sa një nga korporatat më të mëdha të sotme,”- shkruajnë ata.

Studiuesit kanë paralajmëruar për rreziqet e mundshme të superinteligjencës për dekada, por ndërsa zhvillimi i AI ka rritur ritmin, këto rreziqe janë bërë më konkrete. 

inteligjenca artificiale chatgpt

Sondazh

Poll