Bota

Greqi/ Raundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet në 25 qershor, ndryshime në procesin e votimit

Në fletëvotimet e reja që do të jenë në formë liste, renditja e emrave që do të figurojnë do të zgjidhet nga kryesitë përkatëse të partisë në bazë të rezultateve dhe kryqeve të marra nga kandidatët në votimet e para.

24 Maj 2023, 11:22 Nga f.i
Greqi/ Raundi i dytë i zgjedhjeve do të zhvillohet në 25 qershor,
foto ilustruese

GREQI- Raundi i dytë i zgjedhjeve në Greqi do të zhvillohet në 25 qershor. Mediat vendase raportojnë se vendimi u morr gjatë mbledhjes që Presidentja e Greqisë Katerina Sakelaropulu ka zhvilluar sot me krerët e partive politike greke që janë zgjedhur për parlamentin e ardhshëm.

Takimi me Kyriakos Mitsotakis i Demokracisë së Re, Aleksis Cipras i SYRIZA, Nikos Andrulakis kreu i PASOK, Dhimitris Kutsumbas Partia Komuniste Greke dhe Kyriakos Velopulos Zgjidhja Greke është zhvilluar në kuadrin e nenit 37 të Kushtetutës Greke, për vijimin e procedurës në rast mosformimi qeverie nga asnjë parti apo koalicion.

Si do të funksionojë votimi?

Mësohet se zgjedhjet e dyta të 25 qershorit do të mbahen me sistemin proporcional të zgjeruar dhe jo me sistemin e thjeshtë proporcional të procesit të mëparshëm zgjedhor dhe me listë, pra pa kryqe preferencash. 

Në fletëvotimet e reja që do të jenë në formë liste, renditja e emrave që do të figurojnë do të zgjidhet nga kryesitë përkatëse të partisë në bazë të rezultateve dhe kryqeve të marra nga kandidatët në votimet e para. Nëse partitë që mbeten jashtë në zgjedhjet e ardhshme kanë një përqindje totale prej 10%, atëherë partisë së parë do t'i nevojiten vetëm 37.5% të votave për të fituar pavarësinë.

zgjedhjet ne greqi 2023

Sondazh

Poll