Bota

VIDEO/ Sherr masiv në aeroportin e Çikagos, 2 të arrestuar

Policia raportoi se janë arrestuar dy persona, të cilët janë identifikuar nga autoritetet si 18-vjeçari Christopher Hampton dhe 20-vjeçari Tembra Hicks.

24 Maj 2023, 10:53 Nga f.i
VIDEO/ Sherr masiv në aeroportin e Çikagos, 2 të arrestuar
Pamje nga aeroporti

SHBA- Një video virale në rrjet tregon një përleshje masive në Aeroportin Ndërkombëtar O'Hare të Çikagos. Në pamje shihen një grup njerëzish teksa përleshen me njëri-tjetrin, e cila mendohet se u shkaktua nga një "mosmarrëveshje gjatë uljes së avionit".

Sherri shpërtheu në zonën e marrjes së bagazheve të aeroportit gjatë së cilës një 24-vjeçare u godit me grusht nga dy të tjerë. 

Policia raportoi se janë arrestuar dy persona, të cilët janë identifikuar nga autoritetet si 18-vjeçari Christopher Hampton dhe 20-vjeçari Tembra Hicks.

çikago

Sondazh

Poll