Bota

"I sëmurë rëndë"/ Lukashenko mohon thashethemet për shëndetin e tij: Nuk po vdes, do të duroni për një kohë të gjatë

Lukashenko, ka mohuar të gjitha thashethemet për një problem të rëndë shëndetësor.

24 Maj 2023, 11:11 Nga f.i
"I sëmurë rëndë"/ Lukashenko mohon thashethemet
Aleksandër Lukashenko

BJELLORUSI- Pasi u përfol se është i sëmurë dhe në gjendje të rëndë, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko u ka dhënë fund thashethemeve. Në një dalje të fundit Lukashenko, ka mohuar të gjitha thashethemet për një problem të rëndë shëndetësor, shkruajnë mediat e huaja.

“Nëse dikush mendon se po vdes, qetësohuni. Nuk po vdes! Do të duhet të më duroni për një kohë të gjatë”,- tha presidenti 68-vjeçar.

Gjëndja shëndetësore e presidentit bjellorus u përkeqësua gjatë vizitës së tij të fundit në Moskë. Udhëheqësi bjellorus u shfaq i lodhur pas paradës së Ditës së Fitores. Lukashenko tha se ishte i infektuar me një adenovirus dhe nuk kishte arsye për tu shqetësuar.

aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll