Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Umit Ozdag: Mbështet Kilicdaroglu në raundin e dytë

Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me Kilicdaroglu, Ozdag tha se të dy ranë dakord të dërgonin emigrantët në Turqi në vendlindjet e tyre brenda një viti nga zgjedhjet.

24 Maj 2023, 11:55 Nga f.i
Zgjedhjet në Turqi/ Umit Ozdag: Mbështet Kilicdaroglu në raundin
Umit Ozdag dhe Kemal Kilicdaroglu

TURQI- Pak ditë para raundit të dytë në Turqi, Umit Ozdag del në favor të Kemal Kilicdaroglu, shkruan CNNgreece.

Lideri i partisë turke të ekstremit të djathtë Zafer, Umit Ozdag, ka mbështetur kandidatin e opozitës, Kemal Kilicdaroglu në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kundër presidentit aktual Tajip Erdogan.

Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me Kilicdaroglu, Ozdag tha se të dy ranë dakord të dërgonin emigrantët në Turqi në vendlindjet e tyre brenda një viti nga zgjedhjet.

zgjedhjet ne turqi 2023

Sondazh

Poll