Bota

Zgjedhjet në Turqi/ Amvisat preferojnë Erdoganin, Kilicdaroglu përpiqet derë më derë për të "fituar" votat e tyre

Situata me çmimin e rritur të qepëve dhe nën barrën e inflacionit të lartë, duket se favorizon Kilicdaroglu, i cili me anë të nje video gjatë fushatës në kuzhinën e tij arriti të tërheqë 44.9% të votuesve amvisa në raundin e parë të zgjedhjeve të 14 majit. Rivali i Erdogan, duket se po e përdor këtë taktikë edhe në raundin e dytë, por këtë herë nëpërmjet dy amviseve të cilat po shkojnë derë më derë për të mbështetur Kemal  Kilicdaroglun.

24 Maj 2023, 09:44 Nga f.i
Zgjedhjet në Turqi/ Amvisat preferojnë Erdoganin, Kilicdaroglu
Kemal Kilicdaroglu

TURQI- Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi po afron dhe opozita po përpiqet në çdo mënyrë të tërheqë votuesit femra, kryesisht amvisat, të cilat preferojnë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Protothema shkruan se në zgjedhjet e vitit 2018 , sipas një raporti 69% e amvisëve votuan për presidentin turk.

Situata me çmimin e rritur të qepëve dhe nën barrën e inflacionit të lartë, duket se favorizon Kilicdaroglu, i cili me anë të nje video gjatë fushatës në kuzhinën e tij arriti të tërheqë 44.9% të votuesve amvisa në raundin e parë të zgjedhjeve të 14 majit. Rivali i Erdogan, duket se po e përdor këtë taktikë edhe në raundin e dytë, por këtë herë nëpërmjet dy amviseve të cilat po shkojnë derë më derë për të mbështetur Kemal  Kilicdaroglun.

"Duhet t’i takojmë, t’u kujtojmë se edhe pse (Erdogan dhe partia konservatore islamike AKP) kanë më shumë se 20 vjet që qeverisin vendin, pavarësisht se kanë të gjitha mjetet e propagandës, përfshirë median, ata nuk kanë fituar",- shpjegon Royda Aksoy, një feministe që mbështet kandidatin e opozitës Kemal Kilicdaroglu. 

Gjithashtu edhe 50-vjeçarja Çigdem Ener e cila, në raundin e parë ajo zgjodhi kandidatin e tretë Sinan Ogan, në raundin e dytë Ener do të votojë për Kilicdaroglu.

"Turqia është një shtet laik, ajo u dha grave të drejtën për të votuar dhe për t'u zgjedhur që në vitet 1930 dhe shikoni në pikën e trishtuar që Erdogan na ka sjellë duke lejuar miqtë e tij nga Huda-Par", -u shpreh Ener.

Nga Vani në Eskisehir mbështetësit e Kilicdaroglu po përpiqen të bindin votuesit thellësisht të polarizuar.

Ndërkohë deri tani ka më shumë se pesë milionë aktiviste femra të AKP-së. Si pjesë e detyrave të tyre, ata vizitojnë familjet për lindje, martesa ose vdekje, gjë që u lejon atyre të lidhen me amvisët dhe të mbledhin informacion.

zgjedhjet ne turqi 2023 rexhep tajip erdogan kemal kilicdaroglu

Sondazh

Poll