Sport

2 grabitje brenda natës për Benzema-n, Barcelona i ‘vjedh’ finalen, hajdutën i vjedhin shtëpinë

1 Mars 2019, 13:37 Nga DOSJA
2 grabitje brenda natës për Benzema-n, Barcelona i ‘vjedh’

Mesa duket Karim Benzema ka kaluar me vertët një natë tepër të keqe natën e ‘El Clasico’ pasi jo vetëm humbi me rezultatin 3-0 kundër Barcelonës, por gjithashtu hajdutët i vodhën shtëpinë gjatë ndeshjes.

31 vjeçari luajti për 90 minuta në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit të mërkurën e kaluar, por nuk arriti të ndikojë në ndeshje dhe kështu Reali skualifikohet për të 4-tin vit rradhazi.

 Hajdutët kanë shfrytëzuar rastin e ndeshjes së të merkurës midis Real Madrid dhe Barcelonës për të hyrë e grabitur shtëpinë e lojtarit që gjendet në periferi të kryeqytetit spanjoll.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe dyshohet se janë vjedhur sende në vlerë të 50 mijë eurove, por duke mos e specifikuar se për çfarë bëhet fjalë më konkretisht shkruan Mirror.

Francezi nuk është i vetmi futbollist që bie pre e hajdutëve. Shumë lojtarë të tjerë si Dani Alves, Thiago Silva, Kevin Prince Boateng dhe Jordi Alba kanë pasur incidente të tilla gjatë viteve të fundit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport el clasico karim benzema vidhet shtepia e futbollistit el clasico karim benzema vidhet shtepia e futbollistit

Sondazh

Poll

Sport 28 Shkurt 2019, 10:01

Solari: “Real Madridi humbi me nder”

Real Madridi u skualifikua nga Kupa e Mbretit pasi humbi ndeshjen me rezultatin 3-0 kundër Barcelonës po Santiago Solari nuk është i zhgënjyer me performancën.P...

Sport 28 Shkurt 2019, 09:19

4 konkluzionet që nxorrëm nga ‘El Clasico’

Barcelona u duk në vështirësi në pjesën e parë kundër Real Madrid-it dje të mërkurë por më pas blaugranët shënuan tre herë për ti lënë të pikëlluar tifozët madr...