Sport

Komisioni i Disiplinës së UEFA merr vendimin, dënohet Sergio Ramos

28 Shkurt 2019, 19:20 Nga DOSJA
Komisioni i Disiplinës së UEFA merr vendimin, dënohet Sergio

Komisioni i Disiplinës në UEFA, ka dënuar me dy ndeshje jashtë fushave në Champions League Sergio Ramos-in pasi mori me dashje karton të verdhë në ndeshjen kundër Ajax.

Ai e ka humbur kështu ndeshjen e kthimit ndaj Ajaxit, por edhe ndeshjen e parë çerekfinale nëse Reali kalon në fazën tjetër.

Ky është një veprim i përsëritur nga Sergio Ramos dhe pikërisht për këtë arsye vendimi mund të kishte qenë akoma më i rëndë për spanjollin.

Diçka të tillë, ai kishte bërë edhe në sezonin 2010-2011, po ndaj Ajaxit, ku ai dhe Xabi Alonso, morën një karton të verdhë për të munguar qëllimisht në ndeshjen pasardhëse.

Në atë kohë fajtor për rastin ishte cilësuar Jose Mouriho dhe lojtarët nuk u ndëshkuan.a

Trupi drejtues i futbollit evropian kishte vendosur për një akt të tillë më herët gjatë sezonit, ku Geoffrey Kondogbia dhe Jesus Corona u dënuan me nga dy ndeshje për marrjen e kartonit me qëllim.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league real madrid sergio ramos champions league real madrid sergio ramos

Sondazh

Poll

Sport 28 Shkurt 2019, 10:01

Solari: “Real Madridi humbi me nder”

Real Madridi u skualifikua nga Kupa e Mbretit pasi humbi ndeshjen me rezultatin 3-0 kundër Barcelonës po Santiago Solari nuk është i zhgënjyer me performancën.P...

Sport 28 Shkurt 2019, 09:19

4 konkluzionet që nxorrëm nga ‘El Clasico’

Barcelona u duk në vështirësi në pjesën e parë kundër Real Madrid-it dje të mërkurë por më pas blaugranët shënuan tre herë për ti lënë të pikëlluar tifozët madr...