Bota

Breshëri plumbash ndaj një familje në Napoli, plagosen burrë e grua dhe vajza 10-vjeçare

Të paktën 10 të shtëna u dëgjuan në drejtim të një lokali, që sipas hetimeve paraprake dyshohet që kanë qëlluar aksidentalisht familjen e cila ndodhej jashtë duke ngrënë në atë moment.

24 Maj 2023, 09:30 Nga f.i
Breshëri plumbash ndaj një familje në Napoli, plagosen burrë
pamje nga ngjarja

ITALI- Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në mbrëmjen e vonë të së martës në Sant’Anastasia, në zonën napolitane të Italisë, dy burra të panjohur hapën zjarr në një lokal në Piazza Cattaneo, duke plagosur një burrë, gruan e tij dhe vajzën 10-vjeçare.

Të paktën 10 të shtëna u dëgjuan në drejtim të një lokali, që sipas hetimeve paraprake dyshohet që kanë qëlluar aksidentalisht familjen e cila ndodhej jashtë duke ngrënë në atë moment, raportojnë mediat e huaja.

Mësohet se tre të plagosurit, babai 43-vjeçar është plagosur lehtë në dorë, nëna 35-vjeçare, e cila u plagos në bark dhe vajza 10-vjeçare, e qëlluar me plumb në kokë, ndodhen në spital.

te shtena ne napoli

Sondazh

Poll