Art&Argëtim

Jeta e Donna Summer tashmë në një dokumentar/ Sekreti i dhimbshëm i 'Mbretëreshës së Disko', u abuzua seksualisht nga një prift (VIDEO)

Këngëtarja dhe kompozitorja amerikane Donna Adrian Gaines e njohur me emrin artistik Donna Summer e konsideruar gjithashtu si 'Mbretëresha e Disko' shiti më shumë se 100 milionë disqe në karrierën e saj të gjatë, fitoi pesë çmime Grammy dhe shkruajti historinë si këngëtarja e parë femër që kishe tre albume në krye të tabelës amerikane. 

23 Maj 2023, 14:31 Nga a.l
Jeta e Donna Summer  tashmë në një dokumentar/ Sekreti i
Donna Summer

Këngëtarja dhe kompozitorja amerikane Donna Adrian Gaines e njohur me emrin artistik Donna Summer e konsideruar gjithashtu si 'Mbretëresha e Disko' shiti më shumë se 100 milionë disqe në karrierën e saj të gjatë, fitoi pesë çmime Grammy dhe shkruajti historinë si këngëtarja e parë femër që kishe tre albume në krye të tabelës amerikane. 

Një nga zërat kryesorë në botë, jeta e Donna Summer tashmë është dokumentuar në HBO. Me titullin " Love To Love You, Donna Summer ", dokumentari që u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Berlin dokumenton të gjithë rrugëtimin e saj nga Bostoni, ku lindi si Donna Adrian Gaines në vitin 1948, vështirësitë që hasi, njohjen dhe madhështinë e sukseset e saj, shkruajnë mediat e huaja. 

Një homazh thellësisht personal brenda dhe jashtë skenës, me materiale të rralla nga arkivi personal i yllit nga intervistat me miqtë e ngushtë dhe familjen. Duhet theksuar se dokumentari zbulon se Donna Summer, e cila vdiq në vitin 2012, ka mbajtur një sekret të dhimbshëm gjatë gjithë jetës së saj. Një përvojë abuzimi seksual nga një prift.

“Kur isha adoleshent jam dhunuar nga një prift. Nuk është një dhimbje për të cilën mund të flas, por është diçka që duhet ta integroj gjithmonë në realitetin tim”, dëgjohet të thotë Summer në dokumentar. 

E ndikuar nga kundërkultura e viteve 1960, Summer u bë këngëtarja kryesore e një grupi rock psikodelik të quajtur Crow dhe u zhvendos në qytetin e Nju Jorkut. Në vitin 1968, ajo iu bashkua një përshtatjeje gjermane të muzikalit Hair në Mynih, ku kaloi disa vite duke jetuar, aktruar dhe kënduar. 

donna summer

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Maj 2023, 09:43 k.m.

A duhet t’i ringjallim speciet e zhdukura?

Foto ilustruese Në vitin 2700 Para Krishtit, arkitekti i parë i njohur i historisë, Imhotep, ndërtoi piramidën e Xhozer, e konside...