Bota

U arrestua për spiunazh, Rusia zgjat për 3 muaj paraburgimin për gazetarin amerikan

Qeveria amerikane e ka shpallur Gershkovichin të “arrestuar gabimisht” dhe ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Ai po mbahet në burgun Lefortovo të Moskës.

24 Maj 2023, 08:11 Nga f.i
U arrestua për spiunazh, Rusia zgjat për 3 muaj paraburgimin për
Evan Gershkovich

RUSI- Gjykata ruse ka zgjatur me tre muaj paraburgimin e gazetarit të Wall Street Journal, Evan Gershkovich. Mediat e huaja shkruajnë se ky zhvillim nxjerr në pah natyrën e fshehtë që rrethon çështjen kundër Gershkovich, i cili është korrespondenti i parë amerikan që mbahet në Rusi për akuza për spiunazh që nga epoka e Luftës së Ftohtë.

Gershkovich, u urdhërua të mbahet deri më 30 gusht. Qeveria amerikane e ka shpallur Gershkovichin të “arrestuar gabimisht” dhe ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Ai po mbahet në burgun Lefortovo të Moskës.

Kujtojmë se shtetasi amerikan është arrestuar në mars me akuza për spiunazh gjatë një udhëtimi raportues në Rusi. Ai, punëdhënësi i tij dhe qeveria amerikane i kanë mohuar akuzat.

evan gershkovich lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2023, 07:40 I.A

Cilat janë kompanitë mercenare ruse?

Ushtare UKRAINË- Asnjëherë duke mos i kursyer fjalët, Yevgeny Prigozhin, themeluesi i kompanisë famëkeqe mercenare ruse, Wagn...