Bota

Tragjedia në Guajana me 20 fëmijë të djegur/ Zjarri u vu nga një adoleshente që i kishin marrë telefonin

Mësohet se e mitura shkoi në banjë, spërkati një perde dushi me insekticid dhe i vuri flakën me shkrepëse.

24 Maj 2023, 08:20 Nga f.i
Tragjedia në Guajana me 20 fëmijë të djegur/ Zjarri u vu nga
pamje nga ngjarja

AMERIKA E JUGUT- Të paktën 20 adoleshentë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën nga zjarri “i tmerrshëm” në konviktin e shkollës në shtetin e Amerikës së Jugut, Guajana. Mediat e huaja raportojnë se zjarri u ndez nga një vajzë e zemëruar që i ishte marrë celulari.

“Një studente dyshohet se shkaktoi zjarrin shkatërrues për shkak se i morën celularin e saj,”- tha policia gjithashtu të martën në një deklaratë për shtyp në lidhje me zjarrin e shkollës në Mahdia.

Mësohet se e mitura shkoi në banjë, spërkati një perde dushi me insekticid dhe i vuri flakën me shkrepëse. Mediat raportuan se zjarri ishte aq i rëndë saqë u desh testimi i ADN-së për të identifikuar disa viktima.

guajana

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2023, 07:40 I.A

Cilat janë kompanitë mercenare ruse?

Ushtare UKRAINË- Asnjëherë duke mos i kursyer fjalët, Yevgeny Prigozhin, themeluesi i kompanisë famëkeqe mercenare ruse, Wagn...