Bota

Moti i keq prek Spanjën/ Vendi goditet nga shirat e rrëmbyeshëm, mbyllen shkollat

Reshjet e shiut goditën bregdetin juglindor të vendit pas një thatësirë të gjatë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

24 Maj 2023, 08:56 Nga f.i
Moti i keq prek Spanjën/ Vendi goditet nga shirat e rrëmbyeshëm,
foto ilustruese

SPANJË- Spanja po përballet me një mot të keq. Shirat e dendur në Spanjë kanë bërë qe autoritetet spanjolle të mbyllin shkollat, universitetet dhe kopshtet si një masë paraprake, raportojnë mediat e huaja.

Reshjet e shiut goditën bregdetin juglindor të vendit pas një thatësirë të gjatë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Kjo situatë pritet të vazhdojnë edhe për pjesën tjetër të ditës në zonat më të goditura, duke përfshirë pjesë të rajoneve të Murcias, Valencias dhe Andaluzisë.

'Shirat mund të ndihmojnë në zbutjen e thatësirës së zgjatur që prek Spanjën, e cila ishte në rrugën për të regjistruar pranverën më të thatë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961," -tha zëdhënësi i AEMET Ruben del Campo.

spanje moti i keq ne spanje

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2023, 07:40 I.A

Cilat janë kompanitë mercenare ruse?

Ushtare UKRAINË- Asnjëherë duke mos i kursyer fjalët, Yevgeny Prigozhin, themeluesi i kompanisë famëkeqe mercenare ruse, Wagn...