Bota

Peskov nuk bën hapa pas: Rusia do t'i arrijë të gjitha qëllimet e saj në Ukrainë me çdo mjet

Këtë e ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, gjatë një dalje për mediat.

24 Maj 2023, 07:49 Nga I.A
Peskov nuk bën hapa pas: Rusia do t'i arrijë të gjitha
Dmitry Peskov

RUSI- Rusia do t'i arrijë të gjitha qëllimet që ka vendosur në Ukrainë, qoftë përmes luftës ose me ndonjë mjet tjetër. Këtë e ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, gjatë një dalje për mediat.

"Qëllimi i Moskës nuk është gjë tjetër veçse përfundimi i "operacionit special ushtarak", për të siguruar mbrojtjen e interesave të saj, ose përmes operacionit ushtarak special, ose me çdo mjet tjetër të disponueshëm" tha Peskov.

Ai po i përgjigjej një pyetjeje nëse mendon se Rusia duhet të konsiderojë një "ngrirje" në konfliktin e armatosur, saktësisht 15 muaj pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë e tij të pushtonte territorin ukrainas.

dmitry peskov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 24 Maj 2023, 07:40 I.A

Cilat janë kompanitë mercenare ruse?

Ushtare UKRAINË- Asnjëherë duke mos i kursyer fjalët, Yevgeny Prigozhin, themeluesi i kompanisë famëkeqe mercenare ruse, Wagn...