Aktualitet

'S'rri dot këtu'/ Dosja për 'Belerin', Dule akuzon Lalën: Ti po mashtron! (LARGOHET nga emisioni)

Gjatë emisionit Dule i cilësoi gënjeshtra deklaratat e gazetares.

23 Maj 2023, 21:27 Nga A.B
'S'rri dot këtu'/ Dosja për 'Belerin', Dule
Fredi Beleri

TIRANË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule vendosi të largohej nga emisioni “Open” pas debatit me gazetaren Klodiana Lalën. Ai foli në lidhje me arrestimin e kandidatit të opozitës për bashkinë Himarë, Fredi Beleri, për shit-blerje votash. Gjatë emisionit Dule i cilësoi gënjeshtra deklaratat e gazetares.

Sipas tij faktet e cituara nga Lala nuk korrespondojnë me atë që ndodhet në dosje, ndërsa gazetarja ka deklaruar se nuk ka përmendur asgjë që nuk ndodhet në dosje.

"Ti po mashtron, arrestimi i Kokaveshit nuk ka lidhje me lokalin ku thuhet se janë marrë lekët. Janë mashtrime. Ju mashtroni. A ka mundësi? Mua më keni ftuar? Ka një manipulim për të bindur opinionin se ka një shit-blerje kur nuk ka. Nuk do qëndroj nëse nuk respektoni elementët e një bashkëbisedimi. Nuk rri dot këtu kur fyeni. Mos më detyroni të bëj diçka që se kam bërë asnjëherë. Më vjen keq mënyra sesi drejtoni dhe sesi po manipuloni."-tha Dule.

Më pas Dule largohet nga emisioni./Dosja.al

vangjel dule klodiana lala

Sondazh

Poll