Aktualitet

KUJDES- PAMJE TË RËNDA! Infermierja nga Elbasani SHOKON "TikTok", poston video me embrionin e abortuar, e hedh në kosh

E reja ka shkuar deri aty saqë, përveç fotove dhe videove nga salla e lindjes, ka treguar embrionin e një foshnje pas abortit dhe më pas e ka fshirë.

24 Maj 2023, 08:52 Nga k.m.

KUJDES- PAMJE TË RËNDA! Infermierja nga Elbasani SHOKON
Silvana

ELBASAN- Pamje të rënda janë regjistruar brenda spitalit të Elbasanit. Një e re, e identifikuar në rrjet vetëm me emrin Silvana ka publikuar video të rënda në TikTok gjatë kryerjes së punës së saj në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit. Madje ka shkuar deri aty saqë, përveç fotove dhe videove nga salla e lindjes, ka treguar embrionin e një foshnje pas abortit dhe më pas e ka fshirë.

Pamjet janë të rënda dhe kanë marrë shumë kritika nga ndjekësit e të resë që vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore, e cila më pas vendosi që t'i fshinte.

KUJDES- PAMJE TË RËNDA:

Mister mbetet shkaku i filmimit të këtyre pamjeve, që nuk janë përdorur as për ndonjë qëllim edukativ, por thjesht tregojnë një fetus që hidhet në kosh, duke u tundur nga infermierja e ardhshme. 

elbasan

Sondazh

Poll