Aktualitet

Autobusi me nxënës del nga rruga në aksin Librazhd-Elbasan, tre persona transportohen me urgjencë në spital

Drejtuesi i një autobusi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd në afërsi të kthesave të Murrashit

23 Maj 2023, 22:17 Nga m.s
Autobusi me nxënës del nga rruga në aksin Librazhd-Elbasan, tre
foto ilustruese

LIBRAZHD- Një autobus me disa nxënës që ishin duke u kthyer nga Ohri, mësohet se ka dalë nga rruga në orën 20:30 në aksin Librazhd-Elbasan. Devijimi i mjetit ka ndodhur pranë kthesave të Murrashit.

Mjeti që ka humbur kontrollin ka dalë jashtë rruge, është përplasur me pengesën anash rrugës.

Përplasja ka ndihmuar që autobusi mos të bjerë nga lartësia.

Tre nga nxënësit janë dërguar në spital, dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme serioze.

 

 

autobusi me nxenes pranë kthesave të murrashit aksi librazhd-elbasan

Sondazh

Poll