Aktualitet

Ndihmoi Habib Rexhën të arratiset pas vrasjes në Kavajë, shoqërohet në polici shoku i tij (EMRI)

Habib Rexha ka qenë i vetëm kur është afruar pranë lokalit dhe ka qëlluar me një plumb në kokë Arjan Gosën e më pas është larguar.

23 Maj 2023, 21:36 Nga A.B
Ndihmoi Habib Rexhën të arratiset pas vrasjes në Kavajë,
Ervis Kurti

TIRANË- Ervis Kurti shoqërohet në Polici. Ky person, është shoku i Habib Rexhës, autorit të vrasjes së Arjan Gosës. Dyshohet se Kurti është personi që shoqëroi Rexhën deri në vendin e krimit, e më pas e largoi me mjetin e tij. 

Të paktën kështu ka dëshmuar sot Rexha, pasi u vetëdorëzua në Polici. Ai tha se shoqëruesi i tij nuk ishte fare në dijeni për ngjarjen ndërsa u shpreh se e gjitha ka qenë nga gjaknxehtësia.

‘Isha pranë një kinkaleria bashke me një shokun tim. Pashe qe shënjestra ka qene ulur ne lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva ne këmbe. Armen e mbaja me vete. Shoku nuk ka qene ne dijeni. E pashe rastësisht ne kafe. Veprova nga gjaknxehtësia.

U largova bashke me shokun nga Durrësi me drejtim te Kukësit.”- mësohet të ketë thënë Habib Rexha.

Habib Rexha ka qenë i vetëm kur është afruar pranë lokalit dhe ka qëlluar me një plumb në kokë Arjan Gosën e më pas është larguar.

Shkak për ngjarjen e rëndë që tronditi Kavajën, është bërë një përplasje mes fiseve Gosa dhe Rexha për konfliktin e ndodhur në mars të këtij viti, kur Edmond Gosa, vëllai i Arian Gosës dhe Alrin Rexha, vëllai i autorit të krimit të ndodhur dy ditë më parë, u konfliktuan me njëri tjetrin për një shkaqe banale dhe të dy ndërruan jetë pas plagëve të marra./Dosja.al

ervis kurti habib rexha

Sondazh

Poll