Bota

I mashtroi se do u siguronte viza pune në Gjermani, pranga 41-vjeçares shqiptare

Gjatë vitit 2022, gruaja ka zhvilluar takime me dy persona nga Gostivari dhe u ka marrë këtyre të fundit nga 1 000 euro, me pretekstin se mund të ndërmjetësojë për të marrë viza pune për në Gjermani.

23 Maj 2023, 20:49 Nga m.s
I mashtroi se do u siguronte viza pune në Gjermani, pranga
foto ilustruese

MAQEDONI- Një 41-vjeçare nga Tetova është prangosur, pas denoncimit për mashtrimin në lidhje me premtimin për viza pune në Gjermani.

Lajmin e kanë përcjellë mediat maqedonase, të cilat bëjnë me dije se gjatë vitit 2022, gruaja ka zhvilluar takime me dy persona nga Gostivari dhe u ka marrë këtyre të fundit nga 1 000 euro, me pretekstin se mund të ndërmjetësojë për të marrë viza pune për në Gjermani.

41-vjeçarja jo vetëm që i ka mashtruar duke mos i pajisur me viza, por nuk u ka kthyer edhe paratë. Pas denoncimit nga ana e të dëmtuarve, 41-vjeçarja është arrestuar.

tetova viza pune ne gjermani

Sondazh

Poll