Bota

Akuzohet për spiunazh, Moska kërkon zgjatjen e paraburgimit për gazetarin amerikan

32-vjeçari rrezikon deri në 20 vite burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.

23 Maj 2023, 18:41 Nga a.l
Akuzohet për spiunazh, Moska kërkon zgjatjen e paraburgimit për
Evan Gershkovich

Periudha e paraburgimit për gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich mund të zgjatet deri në tre muaj. Gershkovich është arrestuar në mars dhe akuzohet se për spiunazh.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raporton se FSB (Shërbimi i sigurisë së vendit) ka aplikuar për të zgjatur paraburgimin e tij edhe për tre muaj të tjerë.

32-vjeçari rrezikon deri në 20 vite burg nëse shpallet fajtor për spiunazh. Akuzat janë mohuar si nga vetë gazetari, ashtu edhe nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, i cili ka kërkuar lirimin e tij. 

evan gershkovich

Sondazh

Poll