Politike

'Lëvizja Bashkë' nis takimet me qytetarët, Arlind Qori: Do rritemi e fuqizohemi dita-ditës! Kjo rrugë nuk është më vetëm jona

Ditën e nesërme 'Lëvizja Bashkë' do të takohet me qytetarët në qendrën sociale 'Logu i Shkëndijës'.

23 Maj 2023, 19:35 Nga A.B
'Lëvizja Bashkë' nis takimet me qytetarët, Arlind Qori:
Arlind Qori

TIRANË- Edhe pas përfundimit të fushatës zgjedhore, Lëvizja Bashkë vijon ende takimet me qytetarët. Kreu i lëvizjes, Arlind Qori bën të ditur se kjo lëvizje do të rritet dhe do të fuqizohet dita-ditës. Po ashtu, ai bën të ditur se ditën e nesërme do të takohen me qytetarët në qendrën sociale 'Logu i Shkëndijës'.

POSTIMI:

Kur e themeluam Lëvizjen BASHKË në dhjetor të 2022 u zotuam se do të ndërtonim një forcë politike që do të ishte më shumë se parti. Do të thotë se nuk do të vepronim vetëm brenda kuadrit të përfaqësimit dhe elektoralizmit, por do t'i nxisnim qytetarët të angazhoheshin edhe politikisht, edhe në jetën shoqërore.
Sot, pas rreth 5 muajve fushatë, me besimin frymëzues të 14.000 qytetarëve të Tiranës, jemi edhe më të vendosur të ecim në rrugën e të drejtës dhe të vërtetës. Nëpër të do të rritemi e fuqizohemi dita-ditës, do të bëjmë çdo sakrificë dhe do t'u qëndrojmë besnikë ideve tona dhe besimit të qytetarëve. Kjo rrugë nuk është më vetëm jona. Atë do ta shtrojmë me hapa të gjithë BASHKË.

Ndaj kam kënaqësinë që nesër (e mërkurë) në orën 18:30 t'ju ftoj në qendrën sociale Logu i Shkëndijës për t'u njohur më mirë me Lëvizjen BASHKË, historinë dhe planet e saj. Ju presim!

arlind qori

Sondazh

Poll