Bota

Raporti tronditës në Gjermani: Brenda 1 viti janë abuzuar 15,500 fëmijë

Presidenti i BKA-së, Holger Munch tha se dhuna seksuale ndaj të miturve mbetet një problem serioz në Gjermani, pavarësisht përpjekjeve të shtuara për t'i mbrojtur ata. 

23 Maj 2023, 16:54 Nga a.l
Raporti tronditës në Gjermani: Brenda 1 viti janë abuzuar 15,500
Foto ilustruese

GJERMANI- Një raport hetimor i publikuar së fundmi nga autoritetet në Gjermani zbulon se brenda 1 viti janë abuzuar 15,500 fëmijë. Siç raportojnë mediat e huaja, sipas të dhënave zyrtare, 17,437 fëmijë nën moshën 14 vjeç kanë qenë viktima të dhunës seksuale në vitin 2022.

Presidenti i BKA-së, Holger Munch tha se dhuna seksuale ndaj të miturve mbetet një problem serioz në Gjermani, pavarësisht përpjekjeve të shtuara për t'i mbrojtur ata. 

"Në Gjermani, mesatarisht 48 fëmijë bëhen viktima të dhunës seksuale çdo ditë. Kjo tregon se sa dramatike është situata," tha ai në një konferencë shtypi në Berlin.

Munch bëri thirrje për reforma dhe më shumë kompetenca për policinë për të luftuar abuzimin e fëmijëve dhe për të mbrojtur fëmijët në mjedisin dixhital.

“Ndalimi i dhunës ndaj fëmijëve dhe dhënia fund e abuzimit seksual janë prioritetet tona kryesore. Por për të kryer hetime të suksesshme na duhen kompetencat e nevojshme dhe një kuadër ligjor më i mirë”, tha ai.

Munch nënvizoi se ata kanë nevojë për rregulla të reja që do të kërkonin që ofruesit e internetit të ruajnë adresat IP të përdoruesve për një periudhë më të gjatë, në mënyrë që ata të mund të identifikojnë bandat kriminale dhe autorët e abuzimit të fëmijëve. 

abuzimi me te miturit

Sondazh

Poll