23 Maj 2023, 16:59
Nga k.m.
Jakov Milatoviç
Bashkimi Evropian pret që udhëheqja e re e Malit të Zi të fokusohet në reformat kryesore që janë të nevojshme për përparimin e vendit në procesin e integrimit evropian. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero konfirmoi se institucionet evropiane janë të gatshme të bashkëpunojnë me Malin e Zi dhe të gjithë aktorët politikë për të ndihmuar vendin të qëndrojë në rrugën e tij strategjike dhe të ndërtojë një konsensus mbi veprimet prioritare që janë kyçe për procesin e pranimit të vendit në BE.
“Përqendrimi në reformat urgjente të shtetit të së drejtës, të cilat janë renditur në raportin e fundit të Komisionit Evropian për zgjerimin, janë të një rëndësie kyçe. Sigurisht, për këtë qëllim, ne vazhdojmë të mbështesim Malin e Zi në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE. Për ne, stabiliteti politik është kyç për përparimin në rrugën drejt BE-së, një proces ng ai cili përfiton si Mali i Zi, ashtu edhe Evropa në tërësi“, tha Pisnero në një konferencë shtypi në Bruksel.
Ajo konfirmoi se pret që së shpejti në Bruksel të organizohen takimet e para të nivelit të lartë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe presidentit të sapozgjedhur, Jakov Milatoviç. Jakov Milatoviç u inaugurua më 20 maj, pasi mposhti Milo Gjukanoviçin, i cili mbante postet më të larta në Mal të Zi për tre dekada.
Vizita e tij e parë jashtë vendit pritet të jetë në Bruksel.
Milatoviç do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet më 1 qershor në Kishinjev të Moldavisë.
Nuk përjashtohet mundësia që ai të vizitojë Brukselin përpara Kishinjevit për të konfirmuar angazhimin e tij ndaj integrimit evropian. Mali i Zi konsiderohet lider në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim.
Megjithatë, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori 2021 për shkak të progresit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme në procesin e anëtarësimit./REL
jakov milatoviç mali i zi
Bota
23 Maj 2023, 16:31
a.l
Ron Desantis
SHBA- Guvernatori i Floridës Ron DeSantis ka refuzuar të tërhiqet nga përplasja me Disney-n mbi mënyrën se...
Bota
23 Maj 2023, 16:15
a.l
Përmbytje në Itali
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka njoftuar paketën e ndihmës urgjente prej 2 miliardë eurosh p&e...
Bota
23 Maj 2023, 16:23
k.m.
"Sasha muzikanti", Ljubisha Boziç
I pyetur nëse di t’i bie violinës, “Sasha muzikanti” jep dy përgjigje njëher...
Bota
23 Maj 2023, 16:04
a.l
Foto ilustruese
KROACI- Kryepeshkopi i Rijekës, Mate Uzinic ka rrëfyer rastet e paraportuara të abuzimit seksual me të mitur nga an&eum...
Bota
23 Maj 2023, 15:55
a.l
Neo Motors
Në Pallatin Mbretëror në Rabat po mbahet eceremonia e prezantimit të modelit të makinës me hidrogjen e cila ë...
Bota
23 Maj 2023, 15:52
a.l
Jens Stoltenberg
Trajnimi i pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë të prodhimit amerikan, F-16, nuk e bë...
Bota
23 Maj 2023, 15:39
a.l
Bjellorusi
BJELLORUSI- Qeveria bjelloruse dyshohet se ka marrë pjesë në dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga terri...
Bota
23 Maj 2023, 14:58
a.l
Dmitry Medvedev
RUSI- Një anëtar i Këshillit të Sigurimit të fuqishëm të presidentit rus Vladimir Putin paralajm&e...
Bota
23 Maj 2023, 14:49
a.l
David Zlaslav
SHBA- David Zaslav, shefi i kompanisë 'Warner Bros Discovery', ka mbajtur një fjalim në një ceremoni diplomimi në U...
Bota
23 Maj 2023, 14:40
f.i
Viktor Orban
HUNGARI- Sipas kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, i cili konsiderohet të jetë shteti më i afërt i&nbs...