Aktualitet

Aksident në Lezhë, i riu me makinë përplas kalimtarin, 29-vjeçari ndërron jetë në vend

6 Tetor 2019, 07:36 Nga DOSJA
Aksident në Lezhë, i riu me makinë përplas kalimtarin,

LEZHË– Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Lezhë-Shëngjin.

19-vjeçari me iniciale  E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar per vdekje kalimtarin  F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar në Komisariat të riun. Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë / Informacion paraprak

Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lezhë lezhe makina perplas kembesorin aksident në lezhë lezhe makina perplas kembesorin

Sondazh

Poll