Bota

Përmbytjet apokaliptike në Itali/ Qeveria miraton paketën e ndihmës prej 2 miliardë dollarësh për familjet e prekura

Kryeministrja është shprehur se masat kryesore përfshijnë pagesën nga shteti të pagave të punëtorëve që do të pezullohen për një periudhë nëntëdhjetë ditë. Për këtë qëllim janë ndarë 580 milionë euro.

23 Maj 2023, 16:15 Nga a.l
Përmbytjet apokaliptike në Itali/ Qeveria miraton paketën e
Përmbytje në Itali

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka njoftuar paketën e ndihmës urgjente prej 2 miliardë eurosh për familjet e prekura nga përmbytjet masive që kanë përfshirë vendin prej gati 7 ditësh, duke shkatërruar mijëra banesa. Zonat më të prekura nga rrëshqitja e dherave dhe përmbytjet janë Emilia Romagna dhe Bologna, ku numri i viktimave arriti në 15, shkruajnë mediat italiane. 

Kryeministrja është shprehur se masat kryesore përfshijnë pagesën nga shteti të pagave të punëtorëve që do të pezullohen për një periudhë nëntëdhjetë ditë. Për këtë qëllim janë ndarë 580 milionë euro.

Njëkohësisht do të ngrihet edhe pagesa e taksave nga banorët e Qarkut deri në gusht. Më shumë se njëzet milionë euro janë gjithashtu në dispozicion për riparimin e dëmeve në shkolla dhe dyqind milionë të tjera për fondin e fatkeqësive natyrore. 

permbytje ne itali

Sondazh

Poll