Art&Argëtim

'Vendosi të eutanizohet'/ Modelja e 'Victoria Secret' publikon në rrjet gjyshen e saj, e pyet si ndihet në ditët e fundit të jetës

Akoma nuk dihet se kur gjyshja e modeles synon ti japë fund jetës, por Tate Cutler postoi në TikTok një video duke qarë, duke thënë se kishte frikë ti thoshte lamtumirë të nesërmen në aeroport. Gjithashtu të dyja kishin vendosur të hanin darkën e fundit në një restorant.

23 Maj 2023, 09:26 Nga f.i
'Vendosi të eutanizohet'/ Modelja e 'Victoria Secret'
Ali Tate Cutler dhe gjyshja e saj

KANADA- Një modele e 'Victoria Secret' është bërë virale në rrjet pasi ka publikuar në rrjetet sociale vendimin e gjyshes së saj për t'i dhënë fund jetës së saj. Dailymail shkruan se Ali Tate Cutler ka shpërndarë një sërë postimesh në Instagram dhe TikTok që shfaqin gjyshen e saj, të cilën ajo e quan Bubbie, e cila vuan nga kanceri terminal . Gjyshja e Tate Cutler jeton në Kanada, ku eutanazia është e ligjshme dhe i bëri një sërë pyetjesh në lidhje me vendimin e saj. 

Akoma nuk dihet se kur gjyshja e modeles synon ti japë fund jetës, por Tate Cutler postoi në TikTok një video duke qarë, duke thënë se kishte frikë ti thoshte lamtumirë të nesërmen në aeroport. Gjithashtu të dyja kishin vendosur të hanin darkën e fundit në një restorant.

“Gjyshja ime ka zgjedhur eutanazinë për diagnozën e saj përfundimtare, kështu që kjo është hera e fundit që mund ta marr atë për darkë”, tha Tate Cutler.

Në një video tjetër, modelja postoi një diskutim të gjatë me gjyshen e saj në të cilën ata diskutuan për eutanazinë. Gjithashtu ajo e pyeti se çfarë lloj pyetjesh bëjnë përpara se të lejonin një person të regjistrohej për procedurën e eutanizimit.

'Si ndihesh tani që po i afroheni datës?' e pyeti ajo.

Gjyshja e saj u përgjigj: 'Është si drita në fund të tunelit.'

Gjyshja përshkroi injeksionet që do të merrte dhe tha se ishte e kënaqur që vdekja e saj do të ishte në spital dhe jo në shtëpi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ali Tate (@ali_tate_cutler)

modelja e victoria secret

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 23 Maj 2023, 09:43 k.m.

A duhet t’i ringjallim speciet e zhdukura?

Foto ilustruese Në vitin 2700 Para Krishtit, arkitekti i parë i njohur i historisë, Imhotep, ndërtoi piramidën e Xhozer, e konside...