Aktualitet

ME VIDEO- Momenti i vetëdorëzimit të Habib Rexhës në Policinë e Kavajës

Policia deklaroi sot se ishte duke bërë negociata për vetëdorëzimin e tij.

23 Maj 2023, 17:19 Nga A.B
ME VIDEO- Momenti i vetëdorëzimit të Habib Rexhës në
Makina

KAVAJË- Ky është momenti kur autori i vrasjes së Arjan Gosës, Habib Rexha vetëdorëzohet në Komisariatin e Policisë së Kavajës. Rexha akuzohet se ka vrarë me një plumb në kokë, vëllain e Edmond Gosës, që pak javë më parë vrau Altin Rexhën. Policia deklaroi sot se ishte duke bërë negociata për vetëdorëzimin e tij.

'Syri' ka siguruar momentin kur makina e cila ka brenda autorin futet brenda komisariatit të Kavajës.

Në një video të dalë në media, Habib Rexha paralajmëroi vetëdorëzimin

“Unë jam Habib Rexha, ky është Fadil Rexha, babai im. Me dëshirën time do vetëdorëzohem në Komisariatin e Kavajës dhe me kërkesën e familjes time”, shprehet ai.

Pas këtij momenti ai iu drejtua ambienteve të Komisariatit të Policisë së Kavajës dhe u vetëdorëzua duke marrë përsipër krimin që ka kryer./Dosja.al

habib rexha

Sondazh

Poll