Aktualitet

Iu gjetën bimë të dyshuara opium, Gjykata e Vlorës jep masën e sigurisë për 54 vjeçarin, Lamaj: S'e kam dëgjuar ndonjëherë këtë fjalë

Sipas Lamaj, bëhet fjalë për një bimë të egër që mbillet në fshat dhe nuk ka lidhje me opiumin.

23 Maj 2023, 17:19 Nga A.B
Iu gjetën bimë të dyshuara opium, Gjykata e Vlorës jep
Gjykata

VLORË- Gjykata e Vlorës përcakton detyrim paraqitjeje për shtetasin Tolem Lamaj, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi iu gjetën bimë të dyshuara opium. Ai u arrestua në banesën e tij në fshatin Drithas të bashkisë Selenicë. Vetë Lamaj, me profesion mësues, e ka hedhur poshtë këtë fakt.

Sipas Lamaj, bëhet fjalë për një bimë të egër që mbillet në fshat dhe nuk ka lidhje me opiumin. Ai ka thënë se arrestimi e ka rënduar ndërsa tashmë beson te vendosja e drejtësisë në vend.

“Nuk e kam dëgjuar asnjëherë fjalën opium”, mësohet të ketë thënë Lamaj.

tolem lamaj

Sondazh

Poll