Sport

VENDIMI/ Një vit me dyer të mbyllura për Alianzan, pas rrëmujës dhe kaosit që shkaktoi 12 të vdekur në San Salvador...

Federata Salvadorane mbajti përgjegjës për rrëmujën, e cila shkaktoi dymbëdhjetë vdekje në stadiumin Cuscatlan të klubit Alianza, i cili ishte ekipi pritës gjatë një ndeshjeje në futbolli në Amerikën Qendrore.

23 Maj 2023, 16:05 Nga DOSJA
VENDIMI/ Një vit me dyer të mbyllura për Alianzan, pas

SALVADOR - Klubi Alianza u konsiderua përgjegjës për rrëmujën që vrau 12 persona të shtunën gjatë një ndeshje futbolli në San Salvador dhe mori një sanksion një vjeçar për të luajtur me dyer të mbyllura, njoftoi federata e San Salvadorit të martën (Fesfut).

“Përgjegjësia për ngjarjet e ndodhura në stadiumin Cuscatlan gjatë ndeshjes i atribuohet (Alianza) si ekip vendas dhe si rrjedhim organizator i ndeshjes”,- saktësohet në vendimin e Komisionit Disiplinor të Fesfut.

Kështu Alianza u dënua të luajë me dyer të mbyllura, pa mbështetjen e spektatorëve për një periudhë 1-vjeçare dhe të paguajë një gjobë prej 30 mijë dollarësh para datës 21 korrik, saktëson federata. 

Ai arriti në përfundimin se Alianza "kishte dështuar të miratonte masa që synonin parandalimin e ngjarjeve" ose "e kishte bërë atë nga pakujdesia". Në veçanti, ajo konsideroi se kontrollet e hyrjes në stadium kishin qenë "dukshëm të mangëta".

Klubi kundërshtar, FAS, u shpall fitues 2-0 i kësaj ndeshjeje, duke llogaritur ndeshjen e dytë çerekfinale të turneut përmbyllës të kampionatit vendas dhe Alianza, e cila kishte humbur 1-0 në ndeshjen e parë, kështu eliminohet. Alianza, e cila pretendon se merr pjesë në hetimin gjyqësor, akuzohet edhe për “mungesë bashkëpunimi” nga Fesfut, pasi nuk ka paraqitur kallëzim në komisionin disiplinor.

Të paktën 12 persona vdiqën të shtunën gjatë një rrëmuje mes mbështetësve në stadiumin Cuscatlan, me një kapacitet prej 35.000 vendesh. Më shumë se 500 të tjerë duhej të kërkonin trajtim mjekësor. Drama ndodhi rreth minutës së 15-të kur mbështetësit u përpoqën të hynin në ambientet e mbyllura, një nga më të mëdhenjtë në Amerikën Qendrore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll