Bota

Historike/ Gruaja e parë nga Arabia Saudite që bëhet astronaute, kalon 10 ditë në Stacionin Hapësinor

34-vjeçarja Rayyanah Barnawi do të kalojë dhjetë ditë në stacion, gjatë të cilave do të kryejë studime mbi qelizat staminale dhe kancerin e gjirit.

23 Maj 2023, 12:46 Nga I.A
Historike/ Gruaja e parë nga Arabia Saudite që bëhet astronaute,
Rayyanah Barnawi

SHBA- Një moment historik ka ndodhur sot në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, i cili mirëpriti dy astronautë nga Arabia Saudite, ku njëra është dhe gruaja e parë në historinë arabe. 34-vjeçarja Rayyanah Barnawi do të kalojë dhjetë ditë në stacion, gjatë të cilave do të kryejë studime mbi qelizat staminale dhe kancerin e gjirit.

Në të njëjtën kohë, ajo shpreson të frymëzojë gratë e tjera në Lindjen e Mesme për të ndjekur ëndrrat e tyre: Dua tu them të gjithë njerëzve në botë se e ardhmja është e ndritshme. Unë dua që ju të keni endrra të mëdha, të besoni në veten tuaj dhe në njerëzimin.

Asaj do t'i bashkohet një tjetër shkencëtar nga Arabia Saudite, Ali Alqarni, si dhe dy astronautë amerikanë, Peggy Whitson dhe John Shoffner. Ekipi do të kryejë gjithsej më shumë se 20 eksperimente shkencore dhe teknologjike, mes tyre mbi efektet e Hapësirës në shëndetin e njeriut.

Hulumtimi i Barnaëi është në thelb një vazhdim i punës që ajo ka bërë për gati një dekadë në Programin e Ri-inxhinierisë së Qelizave Staminale dhe Indeve të Spitalit Specialist King Faisal dhe Qendrës Kërkimore në Riad. 

rayyanah barnawi

Sondazh

Poll