Bota

Arabia Saudite nis me sukses anijen kozmike AX-2

Me anë të një postimi në Twitter agjencia raportoi se nisja në hapësirë e AX-2 u krye me sukses.

23 Maj 2023, 10:05 Nga f.i
Arabia Saudite nis me sukses anijen kozmike AX-2
anija kozmike AX-2

ARABIA SAUDITE- Arabia Saudite ka nisur me sukses anijen kozmike AX-2 me dy astronautët Ali Karni dhe Rayyane Bernavi. Me anë të një postimi në Twitter agjencia raportoi se nisja në hapësirë e AX-2 u krye me sukses.

Kujtojmë se agjencia zyrtare e Arabisë Saudite SPA raportoi më 17 maj se kanë përfunduar përgatitjet e dy astronautëve për udhëtimin në hapësirë.

Agjencia Hapësinore e Arabisë Saudite njoftoi në shtator të vitit të kaluar se në kuadër të aktiviteteve të projektit “Vizioni 2030”, ishte nisur një program hapësinor. Në deklaratë thuhej se synohej të arrihen përfitime nga sektori i industrisë hapësinore dhe të bëhen kontribute në kërkimin në këtë fushë.

anija kozmike ax-2 anije kozmike arabia saudite

Sondazh

Poll