Bota

Sulmohet konsullata turke në Manhatan, i panjohuri thyen 10 dritare me levë hekuri

23 Maj 2023, 08:40 Nga f.i
Sulmohet konsullata turke në Manhatan, i panjohuri thyen 10 dritare me
pamje nga konsulata

SHBA- Godina e konsullatës turke në Manhatan është sulmuar me mjete të forta. Mediat turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një i panjohur me levë hekuri në dorë ka thyer dritaret e godinës.

Policia e Nju Jorkut nisi një hetim për sulmin dhe mësohet se ka shkaktuar vetëm dëme materiale në ndërtesë.  Autori i paidentifikuar është larguar duke lënë pas levën e hekurt që përdori në sulm.

Duke u shprehur se bashkëpunimi i Konsullatës së Përgjithshme me autoritetet vendore vazhdon, Reyhan Ozgur vuri në dukje se sulmi në fjalë nuk do të ndikojë në procesin e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

manhatan sulmohet konsulata turke

Sondazh

Poll