Politike

U zgjodh kryetar i Grupit Parlamentar të "Vulës", Bardhi: Pozicioni është ende vakant, Tabaku po merr kohën e saj për tu menduar

Bardhi tha se me Tabakun është duke u kryer një proces konsultimi.

22 Maj 2023, 22:07 Nga A.B
U zgjodh kryetar i Grupit Parlamentar të "Vulës", Bardhi:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetar i grupit parlamentar në PD, Gazment Bardhi u pyet në 'Opinion' se çfarë do të ndodhë me kryetarin dhe nëse do ta marri Jorida Tabaku këtë detyrë, sipas statutit. Bardhi tha se tashmë është përfshirë edhe Tabaku e cila është  në proces konsultimi.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Kush është kryetari?

Bardhi: Momentalisht është vakant, sipas statutit PD ka vetëm një nënkryetar në detyrë që është Jorida Tabaku.

Fevziu: Përse nuk e ushtron zonja Tabaku?

Bardhi: Së bashku me zonjën Tabaku gjatë kësaj periudhe kemi qenë në një proces konsultimi brenda kryesisë dhe grupit parlamentar.

Fevziu: Cila ka qenë biseda juja?

Bardhi: Është një proces konsultimi me secilin prej kolegëve për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Fevziu: Sa do vazhdojë ky konsultim?

Tabaku: Bëhet fjalë për 3 apo 4 ditë nga momenti që zoti Alibeaj ka dhënë dorëheqjen dhe zonja Tabaku po merr kohën e saj. Kam këtë bisedë me të nëse do duhet të zbatohet neni 46 i statutit apo jo.

Gazment Bardhi është zgjedhur kryetar i grupit parlamentar të grupit të Vulës që mban siglën, vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Grupi u mblodh sot pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt dhe ka propozuar zgjedhjen e deputetit Gazment Bardhi si Kryetar të Grupit Parlamentar.

Deputetët që kanë votuar pro kryesimit të grupit nga Gazment Bardhi janë: Jorida Tabaku; Orjola Pampuri; Arbi Agalliu; Dhurata Çupi; Kreshnik Çollaku; Saimir Korreshi; Lulzim Basha; Dashnor Sula; Gazment Bardhi; Lefter Geshtenja; Zheni Gjergji; Qani Xhafa; Helidon Bushati; Orjela Nebiaj; Ramadan Likaj; Xhelal Mziut; Flamur Hoxha; Eralda Bano dhe Bledion Nallbati.

gazment bardhi

Sondazh

Poll