Politike

Akuzat e PD-së për blerjen e votave/ Blendi Fevziu: Nëse thua se u blenë votat për një dekadë rresht, atëherë je i paaftë!

Lidhur me pretendimin për blerje votash, ai deklaroi se nuk ka kuptim që opozita të artikulojë këtë pretendim prej një dekade, sepse kjo do t'i bënte të dukeshin "të paaftë". 

22 Maj 2023, 21:16 Nga A.B
Akuzat e PD-së për blerjen e votave/ Blendi Fevziu: Nëse thua se
Blendi Fevziu

TIRANË- Blendi Fevziu ka folur për humbjen e thellë të opozitës në zgjedhjet e 14 majit, të cilën e cilësoi si jashtë çdo pritshmërie.  I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Fevziu deklaroi se ka një numër arsyesh që sollën disfatën e opozitës. 

I pytur nëse rezultati i zgjedhjeve është i ndikuar nga blerja e votave dhe përdorimi i makinerisë shtetërore, Fevziu tha se nuk mund të përdoret blerja e votës si justifikim për një dekadë, sepse kjo do të thotë që lidershipi i opozitës është i paaftë. 

"Zgjedhjet patën probleme të barazisë. Nuk kishin vulën, siglën, financimin, u përçanë, nuk ishte emri i Berishës në koalicion. U fol për rritje rrogash në mes të fushatës nga qeveria që nuk është e ndershme. U la të kuptohej që nuk do të mbështeten kryetarët e bashkive që vijnë nga opozita. Por këto gjëra diheshin edhe më parë dhe opozita thoshte se do të fitonte.

Makineria shtetërore në puna ka qenë. Blerja e votës? Nuk e di. Këtë e thua një herë, dy herë, tre herë, por nuk mund të shtysh një dekadë me këtë. Ose je i paaftë pastaj dhe mos dil në zgjedhje. Blerja e votës nuk ndodhi të dielën mbasdite, ajo dihej. Një gjë edhe kur është e vërtetë, bëhet e pabesueshme kur thuhet kaq herë.  Një forcë politike nuk vjen dot në pushtet nëse nuk fiton Tiranën. Në Tiranë është diferenca 60 mijë vota", deklaroi Fevziu. 

blendi fevziu

Sondazh

Poll