Politike

'14 Maji'/ Mblidhet kryesia e 'PL', Meta: Miliona euro të pista u përdorën për zgjedhjet! Policia u lidh me krimin, u blenë VIP-at

Meta u shpreh se tashmë detyra e partisë është që të dokumentojnë krimin ligjor. 

22 Maj 2023, 18:47 Nga A.B
'14 Maji'/ Mblidhet kryesia e 'PL', Meta: Miliona euro
Ilir Meta

TIRANË- Kur kanë kaluar 1 javë nga zgjedhjet lokale të '14 Majit', kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mblodhi kryesinë, aty ku diskutoi për zhvillimet gjatë fushatës dhe për objektivat e radhës. 

Si fillim, Meta denoncoi shkeljet e evidentuara në procesin zgjedhor të 14 Majit. Ai u shpreh gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë se janë hedhur dhjetëra miliona euro në formë bonusesh ndërsa denoncoi hedhjen e asfaltit elektoral dhe blerjen e mbështetjes së vipave.

Një armatë e tërë ministrash, drejtorë, sulmuan qendrat e votimit edhe ditën e votimit duke bërë presion hapur. Dhjetëra miliona euro u shpërndanë si bonuse në mënyrë të paligjshme. Mijëra punësime shtesë u bënë enkas për qëllime elektorale. Dihet se sa milion lekë u ndanë për gjoja ndihma ekonomike. Dihet sa pensione u dhanë edhe pa mbushur dokumentet.

Dhjetëra miliona euro u hodhën për asfalt elektoral edhe në mes të Tiranës, për të blerë mbështetjen e vipave për partinë në pushtet dhe kandidatët e saj. Mijëra pronarë biznesesh u gjobitën rëndë nga partia në pushtet. Një rol shumë të rëndësishëm luajtën burgjet për të devijuar rezultatet e votimit në minutat e fundit kur rasti më ekzemplar është kutia e fundit e Rrogozhinës ku u përmbys vullneti i qytetarëve të lirë, nga qytetarë e marrë peng në burgje”, tha Meta.

Meta u shpreh se tashmë detyra e partisë është që të dokumentojnë krimin ligjor. 

"Detyrë e jona të thellojmë dokumentimin e krimit ligjor, të vijojmë kontestimin ligjor të çdo rezultati të kësaj natyre. Të përgatitemi për të rikthyer zërin e opozitës në pushtetin vendor, që nuk rezultonte në 4 vite”

ilir meta

Sondazh

Poll