Politike

'14 Maji'/ BF kërkon rinumërim në qendrat e votimit të Belshit, Lefter Maliqi kundërshton procesin në Kuçovë

Kërkesa e koalicionit është që të rinumërohen votat në të gjitha qendrat e votimit të Bashkisë së Belshit.

22 Maj 2023, 17:41 Nga A.B
'14 Maji'/ BF kërkon rinumërim në qendrat e votimit
Qender Votimi

TIRANË- Ditën e sotme u shqyrtuan disa kërkesa ankimore të depozituara nga subjektet politike për zgjedhjet e 14 majit.

Koalicionin “Bashkë Fitojmë” ishte ai që depozitoi në KAS ankimim në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit në Bashkinë e Belshit. Kërkesa e koalicionit është që të rinumërohen votat në të gjitha qendrat e votimit të Bashkisë së Belshit. Kjo pasi sipas tyre, nga të dhënat në tabelën e rezultatit rezulton se diferenca ndërmjet kandidatëve është disa fish me e vogël se numri i votave të pavlefshme në këtë njësi i cili është 229 vota.

“Në përfundim Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli kandidatin fitues, z. Arif Tafani me një diferencë prej vetëm 40 vota. Por nga të dhënat në tabelën e rezultatit rezulton se diferenca ndërmjet kandidatëve është disa fish me e vogël se numri i votave të pavlefshme në këtë njësi i cili është 229 vota.

Jemi të bindur, bazuar në prova dhe fakte të pakundërshtueshne, se periudha para dhe zgjedhore u shoqërua me shkelje të ligjit, të cilat cënuan rëndë procesin zgjedhor në një masë të tillë që ndikoi drejtpërdrejtë në ndarjen e mandatit”, thuhet në ankimim.

Ndërkohë ankimim në KAS ka bërë edhe Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kuçovën, i cili ka kërkuar rinumërim në Qendrat e Votimit në këtë bashki.

Kam siguruar prova dhe fakte të mjaftueshme lidhur me problematika dhe parregullsi të procesit zgjedhor në QV në këtë bashki. Me anë të këtij ankimimi kundërshtoj jo vetëm rezultatin e zgjedhje por procesin e votimit”, thuhet në ankimim.

KAS vendosi pushimin e shqyrtimit të kërkesës ankimore të depozituar nga Partia Lëvizja e Legalitetit me objekt shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në dy qendra votimi në bashkinë Tiranë”.

KAS vendosi të mos kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore të depozituar nga Partia Lëvizja e Legalitetit me objekt shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në dy qendra votimi në bashkia Kamzë, si dhe kërkesën për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në 7 qendra votimi në bashkinë Tiranë.

KAS ktheu për plotësim kërkesën ankimore të depozituar nga Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë me objekt kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së së bashkisë Përmet, si dhe që kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave për të gjithë qendrat e votimit të kësaj KZAZ-je.

KAS vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore të Partisë Lëvizja e Legalitetit me objekt “Shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në QV nr. 1100, nr. 1575 në Bashkinë Dibër./Dosja.al

kqz zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll