Politike

"Në muajin Maj, do merrni edhe shtesën e Prillit"/ Rama: Deputetët kërkuan t’iu rritet paga direkt se lodhen shumë...

Rama u shpreh se rritja do të nisë të aplikohet menjëherë dhe kategoritë që përfitojnë nga ky vendim do të marrin bashkë me Majin edhe shtesën e përcaktuar për muajin Prill.

22 Maj 2023, 18:13 Nga A.B
"Në muajin Maj, do merrni edhe shtesën e Prillit"/ Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ditën e sotme teksa ishte në 'turin e falenderimeve' se rritja e pagave në parlament do të miratohet në seancën plenare të kësaj të enjteje. Ai u shpreh se rritja do të nisë të aplikohet menjëherë dhe kategoritë që përfitojnë nga ky vendim do të marrin bashkë me Majin edhe shtesën e përcaktuar për muajin Prill.

“Ligji për rritjen e pagave kalon në parlament këtë javë. Arsyeja pse ligji ngeci është se unë i thosha qeverisë dhe deputetëve që do ju rritet rroga të fundit fare. Ministrat ranë dakord. Kur shkojmë në parlament deputetët thonë i duam pagat tani se lodhemi shumë. Me kalimin e ligjit të pagave që do garantojnë fillimin e rritjes së madhe që kemi thënë. Pagat e rritura do të merren që nga 1 Prill që shkoi, Kur të merret paga e parë të mos kujtojnë se ajo që është ajo e muajit.

Do jetë edhe paga e prillit, dhe e majit. Votat i kemi marrë, zgjedhjet kanë mbaruar. Megjithëse ka kaluar kohë për shkak të vonesës, vonesën nuk e do e paguajnë ata që marrin pagën por do marrin atë që është premtuar. Prillin që vjen rritja do të përfundojnë të gjithë dhe do të kemi në Shqipëri një pagë mesatare 900 euro”, deklaroi Rama.

Për zvarritjen e këtij ligji, aibëri fajtorë deputetët, të cilët, ka kërkuar që t’iu rriten edhe atyre pagat.

“Rritja e pagave kalon në parlament këtë javë dhe arsyeja pse ligji ngeci ishte sepse unë i thoja qeverisë dhe deputetëve, që t’ju rritet paga të fundit, mirëpo me ministrat bëra si bëra, kur shkova në parlament, deputetët thanë e duam tani se lodhemi shumë dhe ju duhet t’i mirëkuptoni”, u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll