Politike

'14 Maji'/ DEBATE te 'Siguria', akuza e fortë e Nokës: Policët blinin vota për PS

Deputeti Flamur Noka, deklaroi se 1.3 milionë votues u zhvendosën nga qendrat e votimit ndërsa zv.ministri u kundërpërgjigj se kjo ishte kërkesë e KQZ.

22 Maj 2023, 17:14 Nga A.B
'14 Maji'/ DEBATE te 'Siguria', akuza e fortë e
Flamur Noka

TIRANË- Komisioni i Sigurisë kishte si temë diskutimi ditën e sotme manipulimin e zgjedhjeve të 14 majit. Opozita kërkoi shpjegime nga zv.ministri i Brendshëm, Andi Mahila, për rolin e policisë dhe drejtorisë së gjendjes civile në procesin zgjedhor. Deputeti Flamur Noka, deklaroi se 1.3 milionë votues u zhvendosën nga qendrat e votimit ndërsa zv.ministri u kundërpërgjigj se kjo ishte kërkesë e KQZ.

Noka, e cilësoi si maskaradë zgjedhore, procesin e 14 majit, duke kërkuar llogari nga zv.ministri i Brendshëm Andi mahila, për përfshirjen e policisë së shtetit në fushatë, në krah të Partisë Socialiste dhe personave të inkriminuar. 

'Zgjedhjet ishin një maskaradë. Ka një rol të dorës së parë dhe ministria e brendshme. A është e pranueshme që oficerë policie të shoqërojnë kriminelë që të blejnë votën. Pse u transferuan 1.3 milionë zgjedhës nëpër bashki të tjera, do të thotë se rezultatin e ke paracaktuar. Mbi ç'bazë lidhore është bërë kjo?'- pyet Noka. 

Zv.ministri i Brendshëm  kërkoi më shumë kohë, për t’ju përgjigjur pyetjeve të opozitës, ndërsa theksoi se analiza e detajuar do të bëhet pas publikimit të raportit përfundimtar të ODHIR. /Dosja.al

flamur noka komisioni i sigurise 22 maj 2023

Sondazh

Poll