Aktualitet

Rasti Beleri/Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: I janë gjetur dy celularë,nëse hapen do flitet për sigurinë kombëtare, jo blerje votash

Sipas Hoxhës, e nëse celularët e Belerit hapen, nuk do ketë më diskutime për çështje politike, por do kemi një çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare.

22 Maj 2023, 17:43 Nga k.m.
Rasti Beleri/Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: I janë
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e Fredi Belerit dhe hetimet që po vazhdojnë ende nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Në studion e News 24, Artan Hoxha tha se Fredi Belerit i janë gjetur dy celularë në momentin e arrestimit dhe kjo ka qenë arsyeja pse diplomatët e kanë takuar në qeli.

Sipas Hoxhës, e nëse celularët e Belerit hapen, nuk do ketë më diskutime për çështje politike, por do kemi një çështje që ka të bëjë me sigurinë kombëtare.

“Është kapur me presh në duar. Fredi Belerit i janë kapur 2 celularë dhe një nga motivet pse diplomatët grekë e kanë kontaktuar në qeli janë telefonat e tij. Nëse telefonat e Belerit hapen do kemi një çështjes që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Nuk ka të bëjë me Belerin si shtetas por me personazhin sepse përfaqëson interesa anti-shqiptare. Ky del me simbolin e një çështjeje që kërkon të copëzojë vendin.

Beleri ka qenë në vëzhgim dhe janë bërë përpjekje për ta kapur. Në fushatë kanë qenë dhe shërbimet greke në mbështetje të Belerit. Aty është blerë me 50 mijë lekë vota dhe 300 mijë sekserit. Ka prova që është kapur. Kjo gjë është dokumentuar. Nëse hapen celularët e Belerit aty ka thesare.

Sot Beleri nuk e ka marrë mandatin, thjesht ka fituar zgjedhjet. Një rast i ngjashëm ka qenë në Shkodër ku fitoi kandidati i PS dhe u rrëzua dhe nuk bëri betimin. Nëse Beleri nuk bën betimin, Këshilli i Ministrave ia heq mandatin dhe kërkon zgjedhje të reja në Himarë. E njëjta gjë u bë me Lefter Allën një muaj më parë. Ka ndodhur disa herë, por hetimi duhet të shkojë deri në fund. Pala greke është e interesuar që celularët e Belerit të mos hapen,”-tha Artan Hoxha.

artan hoxha fredi beleri beleri ne gjkko

Sondazh

Poll