Bota

Presidenti i Brazilit del në “mbrojtje” të Vinicius: Nuk do lejojmë që fashizmi dhe racizmi të pushtojnë stadiumet

Luiz Inacio Lula da Silva politizoi disi situatën teksa tha se nuk duhet të lejohet që racizmi dhe fashizmi të pushtojnë stadiumet e futbollit.

22 Maj 2023, 13:50 Nga f.i
Presidenti i Brazilit del në “mbrojtje” të Vinicius: Nuk
Luiz Inacio Lula da Silva

JAPONI- Mes personazheve që kanë reagur pas akteve raciste të ndodhura në ndeshjen e pasdites së djeshme, mes Valencia e Real Madrid ka reaguar nga samiti i G7 edhe presidenti i Brazilit. Mediat e huaja raportojnë se në përballjen e vlefshme për javën e 35-të të Kampionatit spanjoll të futbollit tifozët filluan ta quanin “majmun” lojtarin blazirian, si dhe të talleshin me ngjyrën e tij të lëkurës.

Luiz Inacio Lula da Silva politizoi disi situatën teksa tha se nuk duhet të lejohet që racizmi dhe fashizmi të pushtojnë stadiumet e futbollit.

“Doja ta nisja intervistën duke shprehur solidaritetin me lojtarin brazilian, një i ri me ngjyrë që luan për Real Madrid. Dje gjatë një ndeshjeje në stadiumin e Valencia ai është sulmuar duke e quajtur “majmun”.  Është e papranueshme që, pothuajse në mesin e shekullit të 21-të, të shohim që paragjykimet racore të fitojnë terren në disa stadiume futbolli në Evropë. Nuk është e drejtë që një djalë i varfër që ka fituar, i cili është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë dhe më i miri në Real Madrid të fyehet në çdo stadium që viziton. Mendoj se është e rëndësishme që FIFA, liga spanjolle dhe ligat e vendeve të tjera të ndërmarrin veprime serioze, sepse ne nuk mund të lejojmë që fashizmi dhe racizmi të pushtojnë stadiumet e futbollit”,- u shpreh Presidenti i Brazilit.

luiz inacio lula da silva

Sondazh

Poll