Politike

FOTO- Berisha takon kryebashkiakun e zgjedhur të Kavajës: E falenderova kryetarin dhe ekipin e tij për suksesin shëndritës

Berisha ka ndarë pamjet nga ky takim, teksa thekson se i përcolli falenderimet të gjithë degës së PD-së në Kavajë

22 Maj 2023, 15:05 Nga A.B
FOTO- Berisha takon kryebashkiakun e zgjedhur të Kavajës: E
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u takua ditën e sotme me kryebashkiakun e zgjedhur të Kavajës, Fisnik Qosjan. Berisha ka ndarë pamjet nga ky takim, teksa thekson se i përcolli falenderimet të gjithë degës së PD-së në Kavajë dhe ekipit për rezultatin që morën në zgjedhje.

MESAZHI I BERISHËS:

Takim me Kryetarin e Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja.

Miq, sot prita në një takim kryetarin e ri të Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja. Në këtë takim shpreha mirënjohjen time të pakufishme për qytetarët, të cilët njëlloj si në vitet ‘90 e çliruan si të pamposhtur me datë 14 maj Kavajën nga monizimi i dytë. Unë gjithashtu falenderova përzemërsisht kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës, degën e Partisë Demokratike dhe të gjithë ekipin e tij për suksesin shëndritës që arritën në këtë fushatë dhe i urova z. Qosja suksese në detyrën e tij të lartë dhe fisnike si qytetar i parë i Kavajës. #sb

sali berisha fisnik qosja

Sondazh

Poll