Bota

Mitsotakis telefonon Tsipras: Zgjedhjet e reja mbahen më 25 qershor

Mitsotakis njoftoi Tsipras se telefonata ishte formale, në kuadër të mandatit hetimor që mori nga Presidenti i Republikës dhe të cilin do ta dorëzoj pasdite. 

22 Maj 2023, 13:03 Nga I.A
Mitsotakis telefonon Tsipras: Zgjedhjet e reja mbahen më 25 qershor
Kyriakos Mitsotakis dhe Alexis Tsipras

GREQI- Kyriakos Mitsotakis zhvilloi një bisedë me Alexis Tsipras mesditën e së hënës,  një ditë pas fitores dërrmuese të ND në zgjedhje. Mitsotakis njoftoi Tsipras se telefonata ishte formale, në kuadër të mandatit për formimin e qeverisë që mori nga Presidenti i Republikës dhe të cilin do ta dorëzoj pasdite. 

Mësohet se kryeministri ka bërë të ditur se synon që zgjedhjet të mbahen më 25 qershor 2023.  Sipas të njëjtit orar, ai tha se të dielën e 28 majit pritet betimi i Kuvendit të ri dhe të hënën më 29 maj, pritet shpërbërja e tij, me qëllim për të nisur procedurat për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

kyriakos mitsotakis alexis tsipras zgjedhjet ne greqi 2023

Sondazh

Poll